Site Overlay

Rreth nesh

Me vendqëndrim në Maqedoni dhe me më shumë se 600 lokacione nëpër të gjithë vendin, Screen Media është bërë një nga ofruesit e parë të reklamimit “outdoor” me kreativitet të lartë për të gjitha bizneset, të cilët kërkojnë shërbime dhe produkte me cilësi lartë.

Screen Media është e para kompani për reklamim në ambientet e jashtme, qofshin ato ambiente private apo publike. E themeluar që nga viti 2008, arritëm t’i tejkalojmë pritjet e klientëve tanë më mire se cilado kompani tjetër. Screen Media është e fokusuar në reklamimin në hapësirat publike, duke shtypur dhe zhvilluar reklamën tuaj më shpejt se cilado kompani tjetër duke e vendosur atë reklamë në tabelën e reklamimit- billboard për një kohë shumë të shkurtër. Në formën më të mirë të mundshme dhe me aftësinë e orientimin tonë specifik, gjetëm zgjidhje për tu shfaqur të përsosur

Metodat dhe strategjitë tona kanë për qëllim që të rrisin popullaritetin e ndërmarjes tuaj. Ne nuk i lëmë klientët tanë kurrë pa zgjidhje. Në Screen Media, arritëm ta përsosim reklamimin “outdoor”, gjë që nuk e kishte bërë akoma asnjë kompani tjetër në Maqedoni. Me ndihmën tonë mund të jeni të sigurtë se do të arrini në majat e suksesit!

Përgjegjësia, profesionalizimi, dhe angazhimi ynë ndaj klientëve, në çdo ofertë që japim, arriti të vlerësohet dhe të respektohet nga një numër i madh biznesesh nga i gjithë vendi, dhe falë tyre patëm mundësi që në mënyrë te suksesshme të përfaqësohemi në 600 lokacione.

Besoni në Screen Media për reklamimin “outdoor” të ndërmarrjes tuaj, në kthim ne do të rrisim identitetin dhe popullaritetin e emrit tuaj në nivel dhe kriter të ri.