Screen Media është një ndër kompanitë më të mëdha në biznesin e reklamimit “outdoor” (reklamimin në ambiente të jashtme-publike dhe private) në Maqedoni dhe me mbi 600 lokacione në mbarë vendin. Është kompani e cila gjithmonë qëndron e përkushtuar ndaj klientëve për tu ofruar zgjedhje me kualitet të lartë në sferën e reklamimit “outdoor”, me qëllim që të rriten shitjet dhe që klienti t’i afrohet tregut gjithmonë e më shumë. Falë strategjive tona të veçanta, të cilat vijnë si rezultat i një stafi të përbërë nga ekip profesional, e bën që kompania jonë të ketë ndikim të madh në suskesin e biznesit tuaj. Kjo është ajo që na dallon nga të tjerët!
Që emri juaj të jetë gjithmonë në mendjet e mijëra njerëzve, dhe nëpërmjet kësaj të fitoni edhe audiencën e dëshiruar, është e patjetërsueshme që emri i ndërmjarrjes tuaj të jetë pjesë e reklamimit “outdoor”. Pa dyshim se rritja e konkurencës sjell gjithmonë e më shumë vështirësi në ngritjen e biznesit tuaj, por ne jemi këtu për të ua lehtësuar këtë.
Vetëm me zgjedhjen e kompanisë Screen Media, ju do të siguroni të gjitha mjetet e nevojshmë për ta drejtuar biznesin tuaj drejt suksesit, sepse është kompania e parë dhe e vetmja, e cila ka arritur të ketë sukses gjithmonë ne fushën e reklamimit “outdoor”.
Qëllimi ynë primar është që bizneseve t’u sigurohet promovimimi masovik dhe rruga e duhur drejt suksesit, dhe e gjithë kjo arrihet duke përdorur mënyrat më të mira të mundshme dhe më efikase nga ekipi ynë.
Investimi efektiv dhe i saktë në reklamimin e jashtëm
Reklamimi “outdoor” është një menyrë më ndryshe dhe më efikase nga çdo lloj tjetër investimi që mund të bëni në lidhje me përpjekjet tuaja të marketingut për të ngritur gjithmonë e më shumë vëmendjen e konsumatorëve tuaj në treg. Screen Media është zgjedhja më e mirë që mund të bëni, sepse ne shëndërrojmë investimin tuaj në identitet dhe identitetin në emër të fuqishëm në treg. Ne gjithmonë përqëndrohemi në lehtësimin e rrugës së rritjes tuaj si kompani në treg në afat sa më të shkurtër të mundshëm.